3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMASH -Tomshiq: Nga muaji tetor, për studentët subvencione nga 2.400 denarë në...

MASH -Tomshiq: Nga muaji tetor, për studentët subvencione nga 2.400 denarë në muaj për racion

Nga 1 tetori, studentët e rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin nga 2,400 denarë në muaj për racione të subvencionuara, për muajt kur janë në mësim. Për shoqatat e studentëve, kjo është një zgjidhje e mirë dhe thonë se këto të holla janë të rëndësishme si një mbështetje për buxhetin e studentëve, tha këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës Dushan Tomshiq, në programin e mëngjesit në TV Sitel.

“Ministria në mënyrë aktive përfshiu të rinjtë në krijimin e të gjitha zgjidhjeve që kanë të bëjnë për ata, përmes grupit të punës MASH- të rinjtë, ku marrin pjesë përfaqësues të organizatave të të rinjve, Parlamentit studentor i universiteteve dhe Unionit të nxënësve të shkollave të mesme. Dhe kjo zgjidhje është gjithashtu rezultat i një partneriteti me studentët dhe ata janë shumë të kënaqur që do të jenë në gjendje të blejnë në të gjithë rrjetin tregtar,” tha Tomshiq.

Rreth 40.000 studentë do të marrin subvencione për racione. Për këtë qëllim janë ndarë 15 milion euro nga Buxheti i Ministrisë. Ky subvencion nuk do të thotë që do të ndërpriten racionet në konvikte, por se kjo është një ndihmë shtesë financiare për studentin.

Paralelisht, MASH investon edhe në avancimin e kushteve për jetesë në konviktet për studentë. Tomshiq theksoi se në rrjedhë është prokurimi i pajisjeve për kuzhinat e konvikteve për studentë dhe nxënës, ndërsa në vitin 2020 përfundoi prokurimi i pajisjes së plotë me mobilje të bllokur V dhe G të konviktit për studentë Goce Dellçev. Në fazën e fundit është ndërtimi i një konvikti tërësisht të ri të studentëve në Tetovë. Në konviktet e studentëve: Heroi i popullit Orde Çopella – Prilep, Koço Racin – Manastir, Nikolla Karev – Ohër, Vëllezërit Milladinov – Shtip, Tome Stefanovski Seniq – Shkup, Pellagonia – Shkup, Kuzman Josifovski Pitu – Shkup dhe Stiv Naumov- Shkup, do të vijojë rekonstrukcion i tërësishëm. Për këtë qëllim janë siguruar 25 milion euro, prej të cilëve 20 milion përmes Ministrisë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe 5 milion euro grand përmes programit për efikasitet dhe energji rajonale për Ballkanin Perendimor (REEP+) të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments