-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNe Bullgari shfaqen videoklipe parazgjedhore ku përvetësohet territori i Maqedonisë, reagon MPJ-ja

Ne Bullgari shfaqen videoklipe parazgjedhore ku përvetësohet territori i Maqedonisë, reagon MPJ-ja

Ministria e Punëve të Jashtme ka dënuar videoklipet parazgjedhore në Bullgari, në të cilat shfaqen pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Në përpjekjet për ta fuqizuar dialogun dhe për ta forcuar besimin, të gjitha këto në funksion të avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, publikimi i videoklipeve parazgjedhore, në të cilat shprehen pretendime territoriale dhe ndjenja të njëanshme të përkatësisë dhe përvetësimit të një vendi tjetër fqinj, nuk është në frymën e ndërtimit të miqësisë dhe respektit për vlerat evropiane, për të cilat aq shumë angazhohemi bashkërisht”.

Nga MPJ presin që zyrtarët e Republikës së Bullgarisë të distancohen dhe t’i dënojnë paraqitjet e tilla të njërit prej pjesëmarrësve të mundshëm politik në shtëpinë më të lartë të Bullgarisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments