-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaDHJETËRA VIKTIMA PAS TEMPERATURAVE EKSTREME NË UASHINGTON

DHJETËRA VIKTIMA PAS TEMPERATURAVE EKSTREME NË UASHINGTON

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën pas temperaturave ekstreme në Uashington, njoftoi Departamenti i Shëndetit i shtetit amerikan.

Një valë të nxehti ka përfshirë Paqësorin Veriperëndimor në fund të qershorit.

Departamenti theksoi se shumica e vdekjeve ndodhën në kontetë King dhe Pierce. Konteja King ka raportuar të paktën 15 vdekje, ndërsa ajo e Pierce konfirmoi 12 vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 29 qershori, kur humbën jetën 33 persona, sipas këtij departamenti.

Nxehtësia është shpesh një vrasës i heshtur që përkeqëson kushtet bazike shëndetësore.

Mbetet i habitshëm fakti që vetëm një pjesë e vogël e atyre që vdesin kanë si shkak hiperterminë, thënë ndryshe momenti kur trupi mbinxehet në mënyrë të rrezikshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments