1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaOrban dhe Vuçiq “kërcënojnë” me destabilizim të Ballkanit nëse BE nuk pranon...

Orban dhe Vuçiq “kërcënojnë” me destabilizim të Ballkanit nëse BE nuk pranon Serbinë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, që është në konflikt me Bashkimin Europian ka vendosur të ngritë në tjetër nivel ‘rebelimin’ e tij duke shkuar në Beograd për aleat të ri dhe duke kërcënuar bllokun me destabilizim të Ballkanit Perëndimor.

Orban porositi se Hungaria mbështetë pa mëdyshje Serbinë në procesin e anëtarësimit në BA pasi Serbia është çelësi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe derisa ajo nuk është e integruar, as pjesa tjetër e rajonit nuk do të mund të presë hyrjen në BE.

“Pa fuqinë e Serbisë, Ballkani Perëndimor, por as Hungaria nuk do të jetë e sigurt, për këtë mund të llogarisni në Hungarinë. Ky është parimi ‘një për mua një për ty’. Tani në agjendë është anëtarësia europiane e Serbisë dhe këtu jemi të japim çdo ndihmë, e nëse kemi vështirësi, do të mund të llogarisim në Serbi” tha Orban i zymtë.

Ai shtoi me zymtësi se anëtarësia e Serbisë është në interesin e BE pasi “nuk zgjerohet unioni dhe nuk pranon anëtarë të rinj, do të shpërbëhet. Zgjerimi nuk është i mundur pa Serbinë dhe kjo do të duhej të ishte projekti kryesor i BE’së” tha Orban.

Vucic që po shpërfill opinionin– edhe në Serbi – se rekomandimi i Orban nuk është një votë e mirë për Serbinë.

“I kemi borxh kryeministrit Viktor Orban dhe miqve nga Hungaria mirënjohje që ishin të gatshëm të pranojnë kritika dhe sulme nga BE kur angazhohen sinqerisht për përparimin e Serbisë në rrugëtimin europian” tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic pas takimit me Orban në Beograd.

Vucic theksoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hungarisë janë më të mirat në histori dhe se kjo po zhvillohet si në rrafshin politik dhe ekonomik.

Viktor Orban po shkon drejt ballafaqimit me BE shpejt dhe deklarata kundër tyre si ‘ata në Bruksel po të mundnin moti do të më kishin mbytur’ kur komentonte pretendimet e tij për hipokrizi të bllokut.

“Që prej se fola në Bruksel që duhej të ndalej imigrimi donin të më mbysnin në Bruksel, e tani ja edhe të tjerët kanë nisur të ngritin gardhe për shkak të imigrantëve” tha ai.

Orban kishte propozuar reforma përmes një dokumenti të cilin e kishte botuar në mediat europiane që edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel tha se vizioni hungarez i të ardhmes së BE paraqet problem të madh pasi ka dallim të konsiderueshëm nga ai të gjithë anëtarëve të tjerë. Reagim më të ashpër nga blloku nuk do të mund të priste Orban.botasot

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments