Në vend, rreth 400.000 qytetarë tashmë janë vaksinuar, nga të cilët 240.000 janë rivaksinuar, ndërsa deri në fund të kësaj jave, do të përfundojë vaksinimi i të gjithë 60.000 aplikantëve që kanë bërë termin së bashku me qytetarët që janë vaksinuar në Serbi.
“Vaksinimi në terren do të fillojë të hënën, vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç do të lejohet me vaksinën “Pfizer”, e cila aktualisht është e vetmja vaksinë që lejohet të përdoret sipas rekomandimeve në udhëzimet e brendshme për këtë kategori të fëmijëve në këtë moshë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ai shtoi se deri më tani nuk ka efekte anësore tek fëmijët e vaksinuar.
Filipçe më herët njoftoi se do të kryhen teste për vaksinimin e mundshëm të fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç. Qëllimi, sipas ministrit, është të zhvillojmë protokolle që do të lejojnë fëmijët të kthehen në shkolla me prani fizike nga 1 shtatori.