-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi-AAA / Kur mundet Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për gjuhën maqedonase, duhet...

Afrim Gashi-AAA / Kur mundet Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për gjuhën maqedonase, duhet të ndryshohet edhe dispozita për shqipen në Kushtetutë!

Rezoluta e VMRO-DPMNE mbi vijat e kuqe në negociatat me Bullgarinë, bëri që Alternativa të kërkojë një Rezolutë edhe për gjuhën shqipe. Lideri i Alternativës, Afrim Gashi, në një intervistë për Deutsche Welle, tha se formulimi i gjuhës shqipe në Kushtetutë është fyes, poshtërues dhe cenues i përbërësit gjuhësor të identitetit të shqiptarëve.

  • Pas draft rezolutës së iniciuar nga VMRO-DPMNE, unë pres që partitë maqedonase të propozojnë një rezolutë që do të ndryshojë formulimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë, e cila përcaktohet vetëm si “një gjuhë e folur nga të paktën 20% e qytetarëve, që nuk janë shumica Mos u bëj të tjerëve atë që nuk dëshiron të të bëjnë ty. – tha Afrim Gashi, udhëheqës i Alternativës.

Gashi kujton se gjatë mosmarrëveshjes tre-dekadëshe me Greqinë, shqiptarët qëndruan pas maqedonasve, por edhe tani me Bullgarinë, por kjo nuk është reciproke. Në të njëjtën kohë, në një deklaratë për konferencën e mëngjesit, deputeti nga Aleanca për Shqiptarët, – Edhe sot po luftojmë për vendin e gjuhës shqipe në vend, në Kushtetutë, garancinë në përdorimin e gjuhës shqipe. – tha Elmi Aziri Aleanca për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments