Gjykata Penale ka ngrirë pronën dhe llogaritë e ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Prokuroria ka kërkuar ndërsa gjykata ka pranuar që prona e fëmijëve të mitur të Rashkovskit të mos shitet apo të jepet në hipotekë derisa zgjat hetimi, sepse me zbatimin e procedurave publike, eventualisht është bërë dëm ndaj buxhetit prej rreth 290 mijë euro. Në këtë rast, si palë e dëmtuar paraqitet shteti.