MSH-ja njofton se duke filluar nga e Hëna do të vaksinohen punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme.
Procesi i imunizimit të kuadrit arsimor dhe joarsimor, si pjesë e infrastrukturës kritike, sic thonë nga MSH-ja, zbatohet për të realizuar procesin edukativo-arsimor me prezencë fizike për vitin shkollor 2021 – 2022. Javën e ardhshme do të fillojë caktimi I termineve për vaksinimin e punonjësve në institucionet e arsimit të lartë – thuhet në komunikatën e MSH-së.