Me shpalljen e një pjesë të malit Shar për zonë të mbrojtur në kategorinë II, përkatësisht për park kombëtar, vendi ynë bëhet me parkun e katërt kombëtar dhe të parin që nga shpallja e pavarësisë, me çka sipërfaqja e përgjithshme e zonave të mbrojtura në nivelin kombëtar do të jenë 13,2 për qind e territorit të përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, shkroi Kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk këtë pasdite.
“Me këtë vendim, Qeveria zbaton politika të vazhdueshme për mbrojtjen e natyrës, për ruajtjen e vlerave unike natyrore, për mbrojtjen e biodiversitetit specifik dhe larmisë së peizazhit, por edhe për hapjen e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale.
Si asnjë qeveri tjetër, në katër vitet e fundit janë ngritur iniciativa për mbrojtjen e Maleve të Osogovës, malit Shar dhe Vodnos, shkroi Zaev.
Pyjet, shtoi ai, janë thesari ynë natyror që duhet ta ruajmë për brezat e ardhshëm dhe është detyrimi ynë për ta mbrojtur dhe rritur fondin pyjor si një lidhje kyçe në luftën kundër pasojave nga ndryshimet klimatike.