10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH: Qeveria diskriminon zonat shqiptare, asnjë investim për rrugën Tetovë-Jazhincë

ASH: Qeveria diskriminon zonat shqiptare, asnjë investim për rrugën Tetovë-Jazhincë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për mungesën e investimeve në rrugën rajonale Tetovë-JAzhincë. Sipas tyre qeveria ka lënë pas dore këtë rrugë e cila për shkak të infrastrukturës së keqe rrezikon jetën e banorëve.
“Rruga që lidh dy shtete, dhjetëra fshatra, çdo vit merr jetëra njerëzish, nuk është përfillur as në vendimin e fundit të Qeverisë ku mbi 80 milion euro u ndanë për rrugën që lidh Kumanovën me Rankovecin, Kriva Pallankën e Deve Bairin. Ne nuk jemi kundër ndërtimit të rrugëve kundër çdo cepi të shtetit por jemi këtu për të ngritur zërin për diskriminimin sistematik që iu bëhet vendbanimeve shqiptare, fatkeqësisht me aminin e partisë shqiptare në pushtet Bashkimin Demokratik për integrim”, deklaroi Tahir Tairi, ASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments