0.5 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAlternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Milla Carovskës nga MASH-i

Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Milla Carovskës nga MASH-i

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Milla Carovska, për siç thonë dështimin e procesit arsimor në nivel shtetëror. Sipas opozitës shqiptare me ardhjen e Carovskas arsimi ngeli pa infrastrukturën e duhur dhe pa plan për mësim nga distanca. Aleanca-Alternativa gjithashtu akuzon Carovskan për mos vaksinimin e mësimdhënësve dhe gjasat e vogla që nga shtatori mësimi të fillojë me prezencë fizike. Opozita shqiptare kërkon që nga shtatori nxënësit të rikthehen në bankat shkollore.

“Sot jemi afër fundi të qershorit dhe MASH nuk ndërmerr asnjë masë në drejtim të organizimit të mësimit me prezencë fizike nga shtatori. Ndërkohë nuk ndërmerr asnjë hap për përmirësimin e infrastrukturës për mësim në distancë, duke lënë në neglizhencën edhe krijimin e sistemit për menaxhim me arsimin dhe infrastrukturën arsimore. Për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e ministres së Arsimit, për shkak të devijimeve në vazhdimësi që i ndodhin arsimit në vendin tonë”, deklaroi Azir Aliu, ASH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments