5.5 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeTakimi Pendarovski – Mickoski, reagon ASH-ja

Takimi Pendarovski – Mickoski, reagon ASH-ja

Për takimin e djeshëm mes presidentit Pendarovskit dhe kreut të VMRO- DPMNE-së Hristijan Mickoski ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Nga atje thonë se Pendarovski dhe Mickoski vendosin dhe kryejnë presion mbi gjykatat dhe Prokurorinë lidhur me 27 prillin.

“Drejtësia në RMV u varros. Gjykata dhe Prokuroria po zhvendosen në duart e politikanëve maqedonas. Një vend që pretendon që këtë vit të merr datën për hapjen e bisedimeve me BE-në vendos në takime politike për procese gjyqësore. Presidenti Stevo Pendarovski dhe kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, vendosin dhe kryjnë presion mbi gjykatat dhe prokurorinë lidhur me aktin më të rëndë terrorist në shtet, dhunën ndaj institucionit më të lartë dhe të zgjedhurve të popullit. Për të legjitimuar gjithë këtë skandal, porosisin kryetarin e partisë shqiptare në Qeveri, Ali Ahmetin, që të del edhe të gjykojë në mënyrë edhe më të prerë se më 27 prill nuk ka pasur terrorizëm”, tha Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments