4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski e fiton Strugën, a duhet të japi dorëheqje morale Ziadin Sela...

Pendarovski e fiton Strugën, a duhet të japi dorëheqje morale Ziadin Sela nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët?

Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut ishin befasusese, sidomos për opozitën shqiptare e cila avansoi thuajse në të gjitha vendbanimet shqiptare, përpos në Strugë qytet nga vjen kryetari i kësaj partie Ziadin Sela.

Në qytetin e Strugës kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka ka arritur të marri 6.355 vota, kandidati i pushtetit Stevo Pendarovski ka arritur të fitojë duke marrë 7.237 vota, ndërsa Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga VMRO morri 4.987 vota, shkruan InfoShqip.

Ky rezultat i votave në qytetin e Strugës e vendos në dyshime pozitën e Ziadin Selës si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pasi në Reka fitoi thuajse në të gjitha vendbanimet tjera Shqiptare përfshirë dhe Gostivarin ku rrjedh edhe një funksionar tjetër i lartë i ASH, Arben Taravari, ndërsa vetëm në Strugë kandidati shqiptar Blerim Reka humbi ndaj Stevo Pendarovskit. /InfoShqip.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments