-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaREL / Ambasada amerikane përshëndet kthimin e kosovarëve nga Siria

REL / Ambasada amerikane përshëndet kthimin e kosovarëve nga Siria

Ambasada e Shteteve të Bashkura në Prishtinë ka përshëndetur kthimin e qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit në Siri, duke konsideruar se Kosova me këtë hap ka treguar shembull të rëndësishëm në botë.

Me këtë deklaratë, ambasada u është referuar kthimit të 110 kosovarëve në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Kosovë.

“Përmes këtij riatdhesimi, Kosova ka treguar shembull që duhet ndjekur, për të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe anëtarët e Koalicionit Global për mposhtjen e grupit militant, Shteti Islamik (IS)”, ka thënë ambasada.

Përveç tjerash, në komunikatë është thënë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë mirënjohëse për mbështetjen e Forcave Demokratike Sirine në procesin e kthimit dhe ndalimit të qindra luftëtarëve të IS-is nga dhjetëra shtete”.

Të shtunën, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

“Nga zona e konfliktit në Siri janë kthyer në Kosovë 110 shtetas kosovarë, prej tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu katër fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, tha Qalaj.

Drejtori i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se në zonën e konfliktit ende mbesin rreth 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë.

Të kthyerit nga Siria, orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments