Ligjet e miratuara në parlament por të kthyera nga kreu i shtetit, nëse sërish votohen në Parlament me 2/3 automatikisht konsiderohen të vlefshme. Kështu ka komentuar profesori i të drejtës kushtetuese Jeton Shasivari, konkluzat e dala pas seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese të mbajtur ditë më parë, ku u shqyrtuan nismat për kushtetutshmërinë e dekretit të ligjit të gjuhëve dhe ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Shasivari tha me këtë rast se të dy ligjet që një herë u kthyen nga kryetari Ivanov por Parlamenti i miratoi sërish në mars dhe korrik të vitit 2018 me shumicën e nevojshme, sipas nenit 75 të Kushtetutës janë të miratuara në mënyrë krejtësisht të vlefshme dhe janë në fuqi. Nismat në Kushtetuese janë nga VMRO-DPMNE, “E Majta”, Kongresi botëror maqedonas, dhe të tjerë. Ata pretendojnë se pa nënshkrimin e Presidentit, dekretet e ligjeve janë të pavlefshme.alsat-m