Shqiptarët do të votojnë për shqiptarin, në zgjedhjet presidenciale, për arsye se ky shtet mund të mbijetojë vetëm mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kështu ka thënë midis tjerash, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin përmbyllës të kandidatit për President, Blerim Reka, që u mbajt mbrëmjen e së enjtes në Tetovë, raporton gazeta KOHA.
“Shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin shqiptarin më 21prill, duke votuar për prof Blerim Reka, pasiqë është e vetmja zgjidhje më e mirë për shqiptarët por edhe për të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut. Ky shtet mund të mbijetojë vetëm mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Çdo imporovizim tjeter është vetëm kthim në bashkim vllazërim kur çmimin çdoherë e kanë paguar shqiptarët ndërsa benefitet i kanë fituar maqedonasit”, ka theksuar Kasami, transmeton gazeta KOHA.
Përveç, Kasamit dhe Ziadin Selës si liderë opozitarë që mbështesin kandidaturën e prof.Blerim Rekës, në këtë tubim i pranishëm ishte edhe lideri i Vetëvendosjes!, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetët e partisë së tij, Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca etj.
Të dielën (21 prill), do të mbahet rrethi i parë i garës presidenciale, ndërsa profesor Reka garon me numrin rëndor 1. (koha.mk)