8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani në “blic” takim me Borisovin! “Heronjtë që ranë për liri,...

Bujar Osmani në “blic” takim me Borisovin! “Heronjtë që ranë për liri, nuk duhet të jenë temë e ndarjes

Të gjitha mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen, kurse gjeneratat e ardhshme nuk do të na falin nëse e humbim këtë mundësi të madhe, ka thënë kryeministri bullgar, Bojko Borisov në takimin që e ka realizuar mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Sofjes me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Bujar Osmani.

 “Domethënë, edhe ju, edhe ne, duhet të përgatitemi për negociata – për arsye, e jo për emocione, me qëllim që fqinjët tanë të jenë në BE. Kjo çështje është synim gjeostrategjik i Bullgarisë, kështu që, edhe ne, edhe ju duhet të gjejmë vullnet politik që ta zgjidhim këtë punë”, tha Bojko Borisov – Kryeministër i Bullgarisë.

Ministri Osmani pajtohet me Borisovin. Ai thotë se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë prioritet i vendit tonë, kurse Maqedonia mbetet fortë në qëndrimin e saj për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

 “Pajtohem, unë isha këtu para dy javëve me ministren Zaharieva dhe biseduam që në këtë periudhë të fokusohemi në bashkëpunimin mes sektorëve me qëllim që të kthehet besimi në marrëdhëniet e ndërsjella. Punojmë për organizim të takimit të Komisionit Ndërqeveritar. Marrëveshja, të cilën e nënshkruam në vitin 2017 parasheh që një herë në vit komisioni të mblidhet dhe të shqyrtojë çka është zbatuar. Do të ishte mirë që komisioni të mblidhet sa më shpejt që është e mundur, kurse tashmë e kemi dakorduar edhe Planin Aksionar”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Pas takimit, shefi i diplomacisë së RMV-së u përgjigj pyetjeve të TV21 lidhur me atë nëse Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia në rrugën evropiane?!

“Unë mendoj se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet për të filluar bisedimet dhe të dyja vendet do të vazhdojnë në këtë rrugëtim për shkak se kjo do i jepte energji shtesë gjithë rajonit dhe gjithë procesit të integrimit. Në fakt nuk shoh interes nga askush të ndahet Maqedonia e Veriut nga Shqipëria në këtë rrugë. Këtë ma konfirmuan edhe në Tiranë gjatë vizitës time atje se nuk ka interesa as Republika e Shqipërisë për ndarje nga Maqedonia në rrugëtimin evropian dhe unë mendoj se kështu duhet të vazhdojmë edhe më tutje”, deklaroi Bujar Osmani për TV21.

Borisovi dhe Osmani u takuan rastësisht në Aeroportin e Sofjes, duke i pritur fluturimet e tyre. Osmani përmes Sofjes është nisur në Berlin, kurse Borisovi në vizitë pune në Vjenë, ku do të takohet me më shumë liderë të vendeve-anëtare të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments