10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePunimet e Kuvendit vazhdojnë të mbeten të bllokuara

Punimet e Kuvendit vazhdojnë të mbeten të bllokuara

Bllokimi i Kuvendit nga opozita nuk bëhet në interes të qytetarëve apo për shkak të refuzimit të Ligjit për shtetësi, por është një veprimi i koordinuar mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit ASH-AAA, kështu ka deklaruar deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski në emisionin “200” në Alsat. Mitrevski thotë se bllokimi i Kuvendit nuk bëhet me vendim të deputetëve, por nga jashtë Kuvendit.

Shihni retorikën, nga njëra anë opozita apo VMRO-ja thotë se Kuvendi nuk është i bllokuar, nga pjesa tjetër, opozita shqiptare thotë se është i bllokuar Kuvendi. Mendoj se e gjithë kjo që ndodh në Kuvend, kam ndjenjën se është marrëveshje mes opozitës. // Nuk mund të bëjmë këtë zgjidhje sistemore që pesë vitet ti ulim në tre vite për shkak se vijmë në situatë që ligji për qëndrim të jetë mi i fortë se ai i shtetësisë, pasi atje thuhet se duhetn pesë vite, e këtu tre vite- deklaroi Jovan Mitrevski, LSDM.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kuvendi është i bllokuar për shkak se shumica nuk ka numrat e duhur. Timço Mucunski thekson se janë të gatshëm të ulen e të diskutojnë për të gjetur zgjidhje për Ligjin për nënshtetësi.

Kuvendi në esencë është i bllokuar për shkak se shumica nuk mund të sigurojë votat. Nuk mundet Qeveria të na ofrojë mundësi për të marrë ose për të lënë një zgjidhje. Pushteti dëshmon kapacitet shumë të ulët për pranimin e amendamenteve, e më pas për shkak se opozita debaton, dorëzon amendamente, e nuk pajtohet, thonë se opozita bllokon Kuvend. //  Duhet si deputet në afat sa më të shkurtër të mundshëm të ulemi në Kuvend, bashkë me institucionet përkatëse dhe të huaja të gjejmë zgjidhje urgjente për çështjen e shtetësinë së këtyre njerëzve të cilët çdo ditë vuajnë nga problemet- pohoi Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.

Ndërsa Elmi Aziri nga ASH-AAA thotë LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sinqerta kur thonë se janë të gatshme të gjejnë zgjidhje për Ligjin për shtetësinë. Sidomos kur njëra e refuzoi tërësisht e tjetra e bllokon me qindra amendamente. Aziri thotë se janë të depy të detyruar të veprojnë me bllokime.

Ne e zgjodhëm procedurën e regullt, e dorëzuam ligjin në debat në komision, 10 -15 minuta para se të fillojë komisioni u dorëzuan 600 amendamente, nëqoftëse ju e përdorni këtë insttrument atëherë do ta përdorim edhe ne, nëse për ju është e drejtë legjitime, është e drejtë legjitime edhe për mua. Faktikisht unë besoj se prioritet mbi prioritetet edhe në këtë faz të pandemisë është ligji për shtetësi, për arsye se nejrzit janë të përjashtuar edhe nga sistemi shëndetësor- tha Elmi Aziri, ASH-AAA.

Aziri shtoi se si ASH-AAA janë të gatshëm të ulen e të diskutojnë me LSDM-në e VMRO-DPMNE-në që sa më shpejt qytetarëve pa nënshtetësi, tu zgjidhet problemi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments