Drejtori i Agjencisë Teknike-Operative ATO, Zoran Angelovski sot para Komisionit kuvendor për mbikqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve do ta prezantojë Raportin vjetor për punën e ATO-së për vitin 2020 dhe Planin vjetor financiar për vitin 2021 për mjetet e kompensimeve të Agjencisë për Komunikime Elektronike.
Gjatë vitit 2020 për nevojat e organeve të autorizuara në shtet, ATO teknikisht ka ndërmjetësuar në 475 aktivizime të reja të masave për ndjekje të komunikimeve dhe 378 vazhdime të masave për ndjekje të komunikimeve, citohet në Raportin e ATO-së të dorëzuar deri te Kuvendi.
Nga numri i tërësishëm i aktivizimeve të reja të masave për ndjekje të komunikimeve, 321 ishin për nevojat e MPB-së, ndërsa 68 për nevojat e Prokurorisë Publike. Nga 378 vazhdimet e cituara të masave për ndjekje të komunikimeve me ndërmjetësim teknik të ATO-së në vitin 2020, 104 ishin për nevojat e MPB-së, ndërsa 36 për nevojat e Prokurorisë publike.
Në ATO gjatë vitit 2020 janë zbatuar edhe katër procedura disiplinore.
Gjatë vitit 2020, citohet në raport, ATO ka zbatuar dhe planifikuar edhe mbikqyrje të jashtëzakonshme në punën e operatorëve të lidhur me plotësimin e kushteve teknike, masat e aplikuara dhe standardet e parashikuara me ligj.