Gjatë ditës së djeshme është sulmuar fizikisht Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës Artan Etemi nga N.S. punonjës i Spitalit të Tetovës. Kështu qëndron edhe në raportin e sotëm të SPB-Tetovë. Siç theksohet në këtë raport të policisë, më vonë edhe N.S. ka denoncuar se ka qenë i sulmuar nga Artan Etemi bashkë me një person tjetër.

“Me 3-shkurt në ora 12:45, personi A.E. (41) nga Tetova ka raportuar, se rreth orës 11.00 në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është i punësuar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi N.S. (50) nga Sellca e Tetovës, i cili gjithashtu është punonjës i spitalit. Pak më vonë, i denoncuari N.S. gjithashtu ka raportuar se kishte qenë i sulmuar fizikisht nga denoncuesi paraprak A.E. dhe disa persona tjerë të cilët nuk kanë qenë të punësuar në spital dhe të njëjtit i kishin ardhur në ndihmë personit A.E”, thonë nga SPB-Tetovë.
“Lidhur me lajmet e mbrëmshme se jam sulmuar fizikisht dua t’iu njoftoj se nuk ka pasur konfrontime fizike, por vetëm verbale dhe për të njëjtat në formë të detajuar është informuar edhe SPB-Tetovë. Megjithatë dua t’iu njoftoj se unë dhe Lëvizja BESA nuk do të lejojmë veprime të pahijshme siç janë mësuar me dekada të funksionojnë. Parimi im dhe i Lëvizjes BESA është t’u shërbejmë qytetarëve e të punojmë në interes të tyre dhe jo në interes të sherifëve të dikujt. Andaj, përpjekjet e tilla për të më frikësuar dhe për të më ndaluar nuk do të pinë ujë tek unë”, shkruan Artan Etemi.
Ndryshe Artan Etemi është kuadër i Lëvizjes Besa, i cili muaj më parë, u emërua drejtor ekonomik në Spitalin klinik të Tetovës. Ky post më herët nuk ka ekzistuar.