7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga spitali i Tetovës flasin për rrahjen ku është përfshirë drejtori i...

Nga spitali i Tetovës flasin për rrahjen ku është përfshirë drejtori i BESA-s ( VIDEO )

   

Policia e Tetovë, përmes një komunikate, ka publikuar detaje nga incidenti I djeshëm në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës, ku u raportua për një rrahje në këtë qendër spitalore. Policia e Tetovës gjithashtu thotë se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Burime nga Qendra Spitalore e Tetovës thanë për Tv Klan M se rastin po e shqyrton Komisioni I brendshëm disiplinor dhe për rrethanat në të cilat ka ndodhur inicidenti është vënë në dijeni edhe Ministria e Shëndetësisë

SPB TETOVË

Dje, 3 Shkurt, në ora 12:45, personi A.E. (41) nga Tetova ka raportuar, se rreth orës 11.00 në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është i punësuar, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personi N.S. (50) nga Sellca e Tetovës, i cili gjithashtu është punonjës i spitalit. Pak më vonë, i denoncuari N.S. gjithashtu ka raportuar se kishte qenë i sulmuar fizikisht nga denoncuesi paraprak A.E dhe disa persona tjerë të cilët nuk kanë qenë të punësuar në spital dhe të njëjtit i kishin ardhur në ndihmë personit A.E. Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.

Drejtori i ekonomik i spitalit të Tetovës, Artan Etemi përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me lajmet për sulm fizik ndaj tij. Ai ka shkruar se nuk ka pasur sulm fizik, por vetëm verbal.

Pëndryshe, policia e Tetovës ka dalë me qëndrim zyrtar se ka patur konfrotime fizike mes personave të lartpërmendur pasi ata vet kanë deklaruar në Polici të njëjtën ndërsa sot mashtruesit e BESA-s tentojnë të mashtrojnë shqiptarët sikur që na mashtruan këto vite me gënjeshtrat e tyre kinse nuk ka ndodhur përplasje fizike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments