Kuvendi I Maqedonisë së Veriut gjatë seancës së sotme miratoi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kryetarë I këtij komisioni do të jetë Aleksandar Dashtevski.
Me 95 vota “për” dhe asnjë kundër, Kuvendi I Maqedonisë së Veriut zgjodhi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, kryetari i të cilit do të jetë Aleksandar Dashtevski, i propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE.
Ndërsa për nënkryetare Ditmire Shehu nga BDI-ja, e cila edhe më herët ishe nënkryetare e KSHZ -së tani. LSDM-ja e dha mbështetjen e saj për Boris Kondarkon dhe Radica Risteskën, anëtarë aktual të Komisionit, si dhe për Oliver Ristovskin, ish-zëvendësministër i Drejtësisë.
Anëtar i dytë i KSHZ-së me mbështetje të VMRO-DPMNE-së do të jetë Boban Stojanoski, jurist në Kuvend. Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët, e cila është në koalicion me Alternativën e mbështeti Krenar Llogën, jurist nga Struga.
Dashtevski ishte anëtar i KSHZ-së rreth 15 vjet më parë, dhe pozicioni i tij i fundit ishte kryetar i Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Mandat i përbërjes aktuale të KSHZ-së me të cilin kryesonte Oliver Derkovski skadon më 15 janar. Derkovski nuk do të jetë pjesë e përbërjes së re të KSHZ-së.