Nesër, 29 Tetor 2020 ( E Enjte ), me fillim në ora 11.00 në Kabinetin e Presidentit në “Vila Vodno” do të mbahets eanca e Këshillit për Siguri të RMV-së – thuhet në një njoftim nga Presidenca.
Në seancë, krahas anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, do të merr pjesë edhe Ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sic thuhet në njoftim, në seancën e 9-të të Këshillit të Sigurisë do të bisedohet për situatën aktuale me pandeminë e COVID-19 në territorin e RMV-së dhe për masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.