Presidenti amerikan, Donald Trump ditën e dielë përmes një telefonate më një grup mbështetësish ka thënë se ka rezultuar plotësisht negavit nga Covid-19.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley, nuk ka lëshuar asnjë deklaratë të re mbi shëndetin e presidentit.
“Unë jam testuar plotësisht negativ. Do të jem nesër në Florida, duke punuar shumë fort sepse këto janë zgjedhje që duhet t’i fitojmë”-tha Trump në një mesazh audio të fushatës së tij, të postuar në YouTube.
Pavarësisht pretendimit të Trump se ai ka rezultuar negativ për virusin, Shtëpia e Bardhë nuk ka lëshuar asnjë informacion që kur Conley të shtunën tha se presidenti nuk ishte më një rrezik për tranmetimin e Covid-19. .
Megjithatë, Conley nuk tha në mënyrë të qartë nëse Trump kishte dalë negativ në ndonjë test për koronavirus.