3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Besa” synon të formojë grup parlamentar, askush nuk pohon se do ta...

“Besa” synon të formojë grup parlamentar, askush nuk pohon se do ta ndihmojë me deputetë

Lëvizja Besa po synon që të ketë grupin e saj parlamentar, por tani për tani nuk e arrin dot sepse ka vetëm 4 deputetë, ndërsa duhen minimum 5 për të formuar të njëjtin.

Kreu i kësaj partie, Bilall Kasami, që është edhe deputet, pohoi në ClickPlus se deputetin e pestë mund ta marrin ose nga pushteti, ose nga opozita.

“Nuk jemi vetëm në bisedime me deputetë të opozitës, por mund të ndodhë që edhe brenda shumicës parlamentare të ketë riorganizim të grupeve parlamentare me çka edhe Lëvizja Besa do të bëjë më shumë se 5 deputetë”, tha Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa.

Po sa mundet që ky synim i Kasamit të bëhet realitet, tani mbetet pikëpyetje e madhe! Kjo sepse askush nga shumica, as LSDM-ja e as BDI-ja, nuk pohojnë se a do ta ndihmojnë Besën me deputetin e pestë.

Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së, Jovan Mitroski, i pyetur nëse ndonjë deputet i tyre do të mundësojë formimin e grupit parlamentar të Besës, duke kaluar tek ta, shkurt tha se:

 “Nuk ka opsion të tillë”, u shpreh Jovan Mitrevski nga LSDM.

E nëse partneri i koalicionit “Mundemi” nuk ka opsion se si ta ndihmojë Besën, aq më të vogla duken shanset që këtë mbështetje Besa ta marrë nga BDI-ja.

“Nuk ka aspak nevojë për akrobacione të këtilla brenda të njëjtës qeveri. Për planet e Besës me siguri ata do të njoftojnë. Ne komunikojmë dhe bashkëpunojmë kur është interesi i qytetarit dhe shqiptarëve. Rreth asaj se si mendojnë ta formojnë grupin, me siguri planet mund të jenë të marrin ndonjë që nuk është në qeveri”, deklaroi Izet Mexhiti nga BDI.

As ata që nuk janë në qeveri, pra opozita, nuk thonë se ndonjë deputet i tyre do të ndihmojë Besën.

“Subjekti politik që ju e përmendi është i vetmi subjekt që ka fituar gati se “xhekpot” në këto zgjedhje, me 5 mijë vota të siguruara kanë 4 deputetë, kështu që nëse mund ta gjejnë edhe ndonjë deputet tjetër që është me 800 apo 1000 vota i zgjedhur, mund ta bëjnë atë! Kjo mund  të ndodhë vetëm nëse kanë marrëveshje me LSDM-në ose me ndonjë parti që është pjesë e Qeverisë”, u shpreh Skender Rexhepi – Koalicioni ASH-AAA.

“Nuk besoj se deputet i VMRO-DPMNE-së do të japë mbështetje. Duket hapur z.Kasami dhe Lëvizja Besa kanë idenë dhe mënyrën e tyre se si do ta arrijnë këtë, dhe vetë dalja e këtyre 4 deputetëve  jep mundësinë që kjo të ndodhë”, potencoi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Pyetëm edhe kreun e “Së Majtës”, deputetin Dimitar Apasiev, nëse ai ose kolegu i tij deputet, mund të bëhen bashkë me Besën në një grup parlamentar. Shkurt na u përgjigj se “kjo është e pamundur.

Tash për tash, shpresa e vetme për Besën mbetet deputeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, por ai nuk na u përgjigj në pyetjen nëse si deputet do ta ndihmonte Besën për ta formuar grupin parlamentar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments