2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMË 2 SHTATOR 2020 ALI AHMETI PARAQITET PARA GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS...

MË 2 SHTATOR 2020 ALI AHMETI PARAQITET PARA GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS NË HAG

Në një kohë që afati për propozimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut po afrohet, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të jetë në Kuvend më 2 shtator

Prokurorët ndërkombëtarë nga Kosova kanë kërkuar që Ahmeti të jetë në dispozicion për dy ditë për të dëshmuar.

Zëdhënësi Prokurorisë Speciale për krime të luftës në Kosovë, Christopher Bennett është shprehur për mediat se ndërsa nuk është ngritur aktakuza, nuk mund të thuhet pse dhe në çfarë cilësie është thirrur kreu i BDI.

Sipas tij, Prokuroria Speciale e Kosovës dhe gjykata nuk kanë dhënë detaje në publik deri në një vendimin përfundimtar, as nuk dihet kush është akuzuar dhe kush është dëshmitar, ndërsa theksoi se “ky rregull vlen edhe për Ahmetin”.

“Ne nuk japim detaje në lidhje me asgjë që lidhet me hetimin tonë. Informacioni që po thoni (se ai u thirr për të dëshmuar) mendoj se vjen nga vetë Ahmeti”, tha Bennett.

Lideri i BDI-së konfirmoi se ai ishte thirrur të dëshmojë para prokurorëve të Prokurorisë Speciale në Kosovë më 2 dhe 3 shtator.RTK-Express.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments