Kushtet për punë nuk janë të njejta në të gjitha shkollat në nivel shtetëror dhe sipas kësaj nuk mund të unifikohet një model që do të vlejë për të gjithë. Kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë, Jakim Nedelkov, në intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai sqaroi se rrethanat nëpër shkolla janë të ndryshme mbi shumë baza dhe sipas sindikatës do të ishte më kompetente që të pranohet ajo zgjidhje që më së shumti përshtatet në nivel lokal. Nedelkovski nënvizoi se para se gjithash bordi shkollor duhet të vendosë për cilën shkollë si duhet të punojë.
Jakim Nedelkov, Kryetar i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
“Për neve është e qartë edhe për opinionin është e qartë se kushtet për punë nuk janë të njejta në të gjitha shkollat në nivel shtetëror, dhe sipas kësaj, sipas meje, nuk mund të unifikohet një model që do të vlejë për të gjithë. Janë të ndryshme mbi shumë baza. Fillimisht sipas numrit të të infektuarve në rrethinë. Më tej kemi numër të nxënësve nëpër shkolla, numri i nxënësve nëpër paralele. Kemi shkolla me kushte të përshtatshme për çfarëdoqoftë mënyre të mësimit, pastaj shkolla që nuk janë të përshtatshme, kemi edhe mjedise lokale, gjegësisht prindër dhe nxënës që nuk kanë mundësi teknike që ta ndjekin mësimin online. “
I pyetur a mund të thuhet se punonjësit arsimorë janë të gatshëm për mësimin online, sipas vlersimeve bazuar në përvojën e pranverës, Nedelkovski theksoi se nuk është i sigurtë nëse janë të gatshëm tërësisht, por nënvizoi se nga dita e hënë do të fillojnë trajnimet aktive nëpër shkolla për aplikimin e mësimit online.
Jakim Nedelkov, Kryetar i Sindikatit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
“Nuk jam i sigurt nëse janë tërësisht të përgatitur, duke pasur parasysh faktin që ja edhe nga muaji mars e këtej ishim si mësues të befasuar, megjithatë ne jemi mjaft punëtorë dhe krijues, kështu që arritëm në një farë mënyre ta përfundojmë me sukses vitin shkollor pa humbur asnjë ditë të vetme pa dhënë mësim. Mendoj se prej të hënës do të fillojnë trajnimet aktive nëpër shkolla për aplikimin e mësimit obline. Më duket se mësimi online është i pashmangshëm ose ndoshta i kombinuar, ku një pjesë e shkollave do të punojnë online, një pjesë me prezencë fizike të nxënësve dhe mësimdhënësve. Mësimdhënësit në çfarëdo rasti duhet të përgatiten për mësim online.”
Ai ka folur më tej për arsimin në përgjithësi në kushtet e pandemisë, për ndarjet e vogla të buxhetit për arsim dhe për gjendjet nëpër shkolla dhe vlerësimin e dijes.