2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKopaç: Të mos politizohen vendimet e KRRE-së, Qeveria ta amortizojë goditjen e...

Kopaç: Të mos politizohen vendimet e KRRE-së, Qeveria ta amortizojë goditjen e shtrenjtimit të energjisë elektrike

Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të ndikojë në çmimet e produkteve tjera, por vetëm në fakturat e qytetarëve. Sektorit energjetik i nevojitet vizion, ndërsa jo politizim i vendimeve të sjellura nga Komisioni Rregullator i pavarur i cili punon në mënyrë transparente dhe profesionale dhe i cili ishte shpallur dy vjet me rradhë si më i miri mes vendeve të cilat i monitoron Bashkësia Energjetike. Detyrë e Komisionit Rregullator është t’i balansojë dallimet, ndonjëherë edhe interesat kundërshtuese në sektorin energjetik, njëkohësisht duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Qeveria dhe sektori energjetik, ndërsa interes dhe obligim i Qeverisë është të sigurojë mbrojtje të konsumatorëve dhe t’i shqyrtojë mundësitë që të zvogëlohet goditja e çmimit të rritur të energjisë elektrike për qytetarët të cilët direkt janë të goditur nga korona kriza, konsideron drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike me seli në Vjenë, Janez Kopaç.

Ai këtë ia tha kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE), Marko Bislimovski në bisedë telefonike dhe ka shtuar se vetëm KRRE si institucion i pavarur i cili detajisht e njeh sektorin, mundet, sipas Kopaç, t’i llogarisë shpenzimet e sistemit sipas performancave, duke e marrë parasysh se prodhimtaria dhe një pjesë e madhe e tregut janë liberalizuar.

Siç kumtoi KRRE, Kopaç në bisedë me Bislimovskin ka porositur edhe se shteti nuk duhet t’i subvencionojë llogaritë për energji elektrike të menaxherëve me pagesa më të larta dhe qytetarëve tjerë me të ardhura të larta të cilët, siç ka vlerësuar, janë të subvencionuar me çmime të ulëta joreale për momentin.

“Duhet të shqyrtohet mundësi të vendoset masë e përkohshme e cila do të thotë zgjerim i përfshirjes së personave të cilët do të futen në grupin për subvencionim të fakturave me përfshirje të qytetarëve të cilët janë direkt ekonomikisht të goditur nga kriza shëndetësore për shembull ato qytetarë të cilët kanë mbetur pa të ardhura. Por, kjo nuk do të thotë se secili duhet të marrë ndihmë”, ka theksuar Kopaç.

Bislimovski dhe Kopaç u pajtuan se siguria dhe stabiliteti në dërgesën e energjisë elektrike është sfidë që pandemia e futi për të gjitha ekonomitë, veçanërisht për ato të cilët varen nga energjia e importit të energjisë elektrike, siç është ekonomia e Maqedonisë.

Bislimovski atë e ka informuar për gjendjen në sektorin energjetik dhe sfidat në kohën e KOVID-19 me qëllim që të sigurojë furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike.

“Sektori energjetik tregoi rezistencë në kohën e pandemisë edhe kur në shtet ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme dërgesa e energjensave mbeti e garantuar. Qytetarëve nuk u është ndërprerë energjia elektrike për shkak të fakturave të papaguara për energji elektrike, ndërsa pikërisht këto shpenzime në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme kategoritë më të rrezikuara të konsumatorëve kanë mundur t’i paguajnë në këste pa interes. Gjthë kjo ishte mundësuar për shkak të gjendjes stabile financiare dhe politikat investuese të shëndosha të të gjitha kompanive energjetike”, ka thënë Bislimovski në bisedë telefonike me Kopaç.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments