7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBilall Kasami nuk do të marr pjesë në takimin e thirrur nga...

Bilall Kasami nuk do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Ahmeti

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nuk do të marr pjesë në takimin e krerëve të partivr shqiptare të thirrur nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, mëson INA.

Siç mësohet nga burime jozyrtare partiake për INA, Kasami nuk do të jetë pjesë e tryezës, edhe pse akoma nuk ka ndonjë vendim zyrtar nga organet partiake.

Një ditë parë në përgjigjen e kësaj partie thuhej se: “ende debatohet në organet e partisë rreth vendimit eventual. Ka debat konstruktiv dhe mesiguri gjatë ditës së nesërme do kemi një vendim zyrtar nga partia”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dje ftoi në tryezë të përbashkët krerët e partive shqiptare, Bulall Kasami, Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçin. Takimi është caktuar të realizohet në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel Park në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments