Arben Taravari reagon ashpër ndaj BDI-së për kërcnimet me burgim ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës.
Ai thotë se arsyje e kesaj sjelljes së ketij subjekti politik është shkaku se kan humbur zgjedhjet, përcjell News33.tv
Kryetari i Komunës së Bogovinës kërcnohet me burgim vetem sepse ai dëshironte ta bëj rrjetin për ujë të pishëm në atë Komunë.
Postimi i plote:
“Hakmarrja e pashembullt e një partie ose më drejtë, tashmë një bande hallexhinjsh si është katandisur BDI-ja, ka bërë që të kërcënojnë me burg kryetarin e Komunës së Bogovinës vetëm sepse ky i shkreti do të bëjë rrjetin për ujë të pishëm në këtë zonë!
Arsyeja e vërtetë e kësaj sjellje klinike nga ana e kësaj partie është shkaku se kanë humbur zgjedhjet dhe së shpejti edhe grimcën e fundit të moralit!
BDI-ja po kërkon të hakmerret ndaj popullit që po e çon në pension dhe kjo Po që është Çështje Marrëzie!”/News33.tv/