7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaTrump sërish insiston në përdorimin e hidroksiklorokinës për të trajtuar COVID-19

Trump sërish insiston në përdorimin e hidroksiklorokinës për të trajtuar COVID-19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sërish ka insistuar në përdorimin e hidroksiklorokinës për luftimin e COVID-19, duke kontradiktuar edhe ekspertët e tij të shëndetësisë publike, shkruan BBC. 

Ai ka thënë se ilaçi që përdoret për të luftuar malarian është refuzuar si trajtim për COVID-19, vetëm pasi ai e ka rekomanduar përdorimin e tij.

Deklaraat e tij kanë ardhur pasi Twitter ia ka ndaluar të birit të tij më të madh që të postojë një video promovuese të hidroksiklorokinës.

Nuk ka dëshmi se hidroksiklorokina e lufton virusi dhe rregullatorët kanë paralajmëruar se mund të shkaktojë probleme në zemër.

“Unë vetëm mund të them se bazuar në shumë lexim dhe njohur për të, mendoj se mund të ketë ndikim shumë pozitiv në fazat e hershme. Nuk besoj se humbet ndonjë gjë nëse e peërdor, me përjashtim të asaj se politikisht nuk duket shumë e popullarizuar. Kur rekomandoj diçka, pëlqejnë të thonë ‘mos e përdor’”, i ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments