Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka thënë se për shtetin e tij njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë rezultati i bisedimeve në Bruksel.
Këto komente Linkeviciusi i ka bërë pas një bisede telefonike që ka pasur me homologen kosovare, Haradinaj-Stublla.
“Kam folur me ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Kemi diskutuar për situatën rreth COVID-19, kam shprehur përkrahjen e Lituanisë për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dialogu është kyç për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rezultati kryesor i çdo dialogu duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Linkevicius në “Twitter”, transmeton “Zeri.info”.