8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykata Administrative i refuzoi të gjitha 101 ankesat e Levicës

Gjykata Administrative i refuzoi të gjitha 101 ankesat e Levicës

Gjykata Administrative i refuzoi edhe 23 ankesat e fundit nga Levica, prejse paraprakisht sot  të njëjtën e bëri edhe me  78 ankesat tjera të kësaj partie, informojnë për MIA-n nga Gjykata Administrative. Me këtë vendim Gjykata Administrative i konfirmoi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe i refuzoi të gjitha 101 ankesat e Levicës.

Ankesat e Levicës  të dorëzuara deri te Gjykata Administrative u shqyrtuan  në shumë debate publike të caktuara gjatë ditës së sotme.

Përveç ankesave të Levicës, sot Gjykata Administrative ka caktuar debate publike edhe pas ankesave të Unionit  Socialdemokratik, MORO – Partia demokratike dhe Demokratët, vendimet e të cilave  publikisht do të kumtohen  pas përfundimit të debateve.

Ankesa kanë dorëzuar edhe VMRO-DPMNE dhe Koalicioni “Ripërtëritje e Maqedonisë” – dy dhe Maqedonia e Vetme dhe koalicioni “Asnjëherë Veriore vetëm Maqedoni” – një,  për të cilat Gjykata Administrative  caktoi seanca për nesër.

Paraprakisht sot, nga Gjykata Administrative informuan  se ankesat e dorëzuara nga Integra, Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa dhe një person fizik, refuzohen si të pabaza dhe konfirmohen vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Duke e përfshirë edhe ditën e djeshme  22.07. 2020, janë sjellur gjithsej 77 vendime të cilat, 75 vendime  pas ankesave të dorëzuara nga Aleanca e Shqiptarëve  dhe Alternativa, një vendim pas ankesës së dorëzuar nga Integra Partia Konservatore e Maqedonisë, si dhe një vendim  pas ankesës së Zhivka Arsovska dhe sipas të njëjtave janë gjykime me të cilat ankesat e dorëzuesve refuzohen si të pabaza dhe vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve vërtetohen”, informon Gjykata Administrative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments