9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeInspektorati do të mbyllë klubet e natës

Inspektorati do të mbyllë klubet e natës

Pas ahengjeve skandaloze nëpër diskoteka dhe klube nate ku nuk respketoheshin masat për mbajtjen e maskave dhe distancës, nga inspektorati i tregut paralajmërojnë se prej sonte do t’i mbyllin të gjitha objektet që nuk do t’i respektojnë protokollet për punë. Drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunov tha për Alsat se pronarët e klubeve i kanë keqpërdorur paralajmërimet nga inspektorati dhe në vend se të korrigjohen, ata vetëm se kanë blerë kohë dhe të punojnë jashtë protokolleve të parapara. Paunovski thotë se tani autorizimet e tyre do jenë njëjtë si në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, kur në vendngjarje mund të mbyllin objektin ku nuk respektohen masat. Tani nuk do ketë më paralajmërime dhe dhënie afat prej tetë ditëve të përmirësohen gabimet siç ishte praktikë deri më tani.

“Tani nuk ka vend për paralajmërime- pas katër pesë muajve sa zgjatë kjo pandemi, është e pamundshme ne ende të paralajmërojmë”

Ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Prilep tashmë ka hapur çështje pas informacionit të marrë. Prokurorët me vetiniciativë do t’i hetojnë dyshimet për shkelje të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë sipas Kodit Penal. Në kushtet e Kovid 19, në kundërshtim me rregullat ligjore dhe masat e përcaktuara në objekte gastronomike është organizuar aheng me një numër të madh vizitorësh, gjë që është e patolerueshme, thonë nga prokuroria.

Këtë fundjavë, në rrjetet sociale u shfaqën një video nga ahengje nëpër disko, koncerte në restorante, ahengje në pishina dhe madje edhe dasmë tradicionale ku vallëzohej.

Edhe shoqata e gastronomëve mban anën e inspektorëve. Ata me shkrim theksuan se ndaj të gjithë atyre që do të shkelin dhe nuk do t’i respektojnë Protokollet e Punës jo vetëm të ngrihen kallëzime penale, por edhe për t’u ndalohet kryerja e veprimtarisë. Përndryshe, klubet e natës nuk lejohen të punojnë sepse nuk ka protokolle pune për ta, dhe është e ndaluar të organizohen dasma.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments