Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të votojnë për listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike me gjithsej 1.578 kandidatë, prej të cilëve 903 janë burra, ndërsa 657 gra. Sipas të dhënave statistikore të KSHZ-së, sipas moshës më së shumti ose 795 janë mes 30 dhe 49 vjet.
Zgjedhja bëhet me rrethimin e numrit rendor para listave të kandidatëve në fletvotim, rendi i të cilave ishte konfirmuar me short.
Partitë në fletvotim do t’i kenë numrat rendor në vijim:
1 – Partia Demokratike e Shqiptarëve – PDSH
2 – Partia Politike e Demokratëve
3 – LSDM dhe Koalicioni Mundemi
4 – E Majta
5 – Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa
6 – Zëri për Maqedoninë
7 – Unioni Demokratik Qytetar – UDQ
8 – Integra
9 – Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI
10 – Unioni Socialdemokrat – USD
11 – Asnjëherë Veriore, vetëm Maqedoni – Maqedonia e Vetme
12 – MORO partia punëtore
13 – Partia Popullore e Romëve
14 – VMRO-DPMNE dhe Koalicioni Ripërtëritje e Maqedonisë
15 – Partia yte
Me listat e tyre të kandidatëve në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore do të marrin pjesë BDI, koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM dhe Besa, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE “Ripërtëritje e Maqedonisë”, partia politike “Integra”, “Asnjëherë Veriore vetëm Maqedoni”, “Demokratët”, “Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa”, “E majta” dhe Partia punëtore.
USD, UDQ dhe Zëri për Maqedoninë nuk do të marrin pjesë në “njësinë e gjashtë zgjedhore”. “Partia yte” ka dorëzuar lista të kandidatëve për njësitë zgjedhore 1, 2 dhe 5, ndërsa Partia Popullore e Romëve vetëm në njësinë e dytë zgjedhore. PDSH ka lista të kandidatëve në pesë njësi zgjedhore.
Bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë e parë zgjedhore është ministri aktual i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, kryeministri teknik Oliver Spasovski në njësinë e dytë zgjedhore, sekretari i përgjishëm i partisë Lupço Nikollovski në të tretën, në njësinë e katërt zgjedhore bartës do të jetë lideri i LSDM-së Zoran Zaev, njësinë e pestë do ta udhëheq zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa bartës në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë lideri i Besës Bilall Kasami.
Bartës të listave të Koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore një është profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, në të dytën Vllado Misajllovski, në të tretën Igor Janushev, në të katërtën Aleksandar Nikollovski, në të pestën Igor Durllovski dhe në njësinë e gjashtë Dafina Stojanovska.
Kryetari i BDI-së është bartës i listës së kandidatëve të partisë në njësinë e gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi në njësinë e pestë, në të tretën bartës do të jetë ish ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, në të dytën ministri i arsimit Arbër Ademi dhe në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela është bartës i listës së kandidatëve të koalicionit me Alternativën në njësinë e gjashtë zgjedhore, ndërsa Afrim Gashi nga Alternativa në njësinë e dytë zgjedhore. Në njësinë e parë zgjedhore bartës është Skender Rexhepi, në të tretën Bekim Tateshi, në të katërtën Valbona Reka, ndërsa në të pestën Surija Rushiti.
Bartës i listës së kandidatëve për deputetë të PDSH-së në njësinë e gjashtë zgjedhore është Menduh Thaçi, në njësinë e parë zgjedhore bartës është Nimetulla Demiri, ndërsa në të dytën Orhan Ibrahimi. I pari nga kandidatët në njësinë e tretë zgjedhore është Sami Rushiti, ndërsa në njësinë e katërt nuk ka kandidatë, në të pestën bartës i listës është Vasvi Doko.