7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKasami kujton masakrën e Srebrenicës: Të mos lejojmë të harrohet, por as...

Kasami kujton masakrën e Srebrenicës: Të mos lejojmë të harrohet, por as edhe të përsëritet një gjenocid i tillë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka kujtuar masakrën e Srebrenicës në Bosnjë. Ai thotë se, kemi përgjegjësi humane dhe morale që të mos lejojmë kurrë të harrohet, por kurrë edhe mos të përsëritet një gjenocid i tillë.

”Duke kujtuar Srebrenicën, kemi bërë përpjekjen për të mos fshehur krimin e ish-forcave serbe, por duke kërkuar përgjegjësi për krimet ndaj 8372 boshnjakëve, tregojmë interesin për të krijuar një Bosnjë e Hercegovinë, si shtet me drejtësi, dinjitet dhe njerëzor.
Jam optimist se OKB dhe BE, si autoritetet më të mëdha ndërkombëtare, janë të inkuadruar në mënyrë aktive në ndërtimin dhe zhvillimin e raporteve ndërmjet BeH dhe Serbisë, ashtu siç bën edhe me vendet tjera në rajon, në ndërtimin e shoqërive vërtetë demokratike dhe respektimin e të drejtave dhe lirive njerëzore, duke treguar konsideratë ndaj më të dobtëve”, shkruan Kasami ndër të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments