4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDimitar Efremov: Po analizojmë përse sistemi imunitar i grupeve të caktuara të...

Dimitar Efremov: Po analizojmë përse sistemi imunitar i grupeve të caktuara të gjakut më vështirë përballen me koronavirusin

Profesor Dimitar Efremov, PhD, i cili drejton Departamentin e hematologjisë molekulare në të Qendrës ndërkombëtare për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji në Trieste. Itali dy muajt e kaluar është përfshirë në kërkimet  për KOVID-19. Interesi i tij kryesor është hulumtimi që synon gjetjen e terapive të reja për disa lloje të sëmundjeve malinje hematologjike, të cilat janë sëmundje të sistemit imunitar, ndërsa pikërisht nga sistemi imunitar varet se si trupi do të përballet me koronavirusin, transmeton Portalb.mk.

Profesori Efremov qysh në vitin 1987 për herë të parë e ka prezantuar metodën PCR në nivel të Jugosllavisë, metodë kjo e cila tani përdoret për të diagnostikuar KOVID-19, ndërsa në 1998 e ka formuar laboratorin e parë për diagnostikim molekular në Fakultetin e mjekësisë në Shkup.

Në bisedë me SAKAMDAKAZHAM.MK, ai flet për punën e tij në lidhje me kërkimet për KOVID-19, projekt i përbashkët me kolegët nga MaqedonIa, sfidat me të cilat përballen, terapitë e mundshme për koronavirus…

“Hulumtimi im është përqendruar kryesisht në gjetjen e terapive të reja për disa lloje të sëmundjeve hematologjike malinje. Sidoqoftë, duke qenë se shumica e sëmundjeve malinje hematologjike janë sëmundje të sistemit imunitar, ndërsa nga sistemi imunitar varet nëse trupi do të jetë në gjendje të përballet siç duhet me koronavirusin, vendosa që në fillim të majit edhe ne të përfshihemi në hulumtimet për  KOVID-19”, thotë Efremov.

Për hulumtimet e koronavirusit, ai thotë se sfida më e madhe ishte dhe ende është gara me kohën. Urgjenca e problemit, thotë ai, ka rezultuar në disa vlerësime dhe rekomandime të nxituara e nganjëherë të gabuara, veçanërisht në fazat e hershme të pandemisë.

Ai thotë se në fillim janë bërë gabimeme teori të shumta të pabazuara në lidhje me origjinën dhe përhapjen e virusit, pretendime të pabazuara që maska ​​mbrojtëse nuk mbrojnë dhe nuk duhet të përdoren, rëndësi e madhe iu dha aparateve për frymëmarrje dhe kishte shumë studime klinike që ishin të organizuar dobët dhe nuk ofruan informacion të dobishëm.

Sidoqoftë, ai beson se në 2-3 muajt e fundit gjërat kanë marrë kah të mirë, veçanërisht pasi që disa javë më parë u miratua për ilaçi i parë përdorim, ndërsa ai beson që së shpejti do të ketë edhe ilaçe të tjera të aprovuara e në fund të vitit mund të pritet që vaksinat e para të jenë në dispozicion.

KOVID-19 është sëmundje, e cila ka disa faza, ndërsa secila fazë i ka specifikat e veta dhe kërkon ndonjë lloj tjetër të ndërhyrjes. Në fazën e parë, ekziston vetëm një infeksion i traktit të sipërm respirator me të cilin sistemi imunitar në shumicën e pacientëve arrin të përballojë relativisht lehtë. Sidoqoftë, në 10-20% të pacientëve përgjigja imune është e papërshtatshme dhe sëmundja përparon në fazën e dytë, ku përfshihen mushkëritë dhe te rreth një e treta e këtyre pacientëve sëmundja përparon në fazën e tretë, ku ka reaksion të tepërt të një pjese të sistemit imunitar dhe për atë shkak vjen deri te dështimi i organeve të shumta. Secila prej këtyre fazave kërkon qasje të ndryshme terapeutike. Për fazën e parë dhe të dytë, ilaçet që ngadalësojnë rritjen e virusit, siç është remedisvir, i cili u miratua për përdorim disa javë më parë, janë më të dobishmet, ndërsa në fazën e tretë, ilaçet që e zvogëlojnë aktivim e tepërt të sistemit imunitar, siç janë tocilizumab, ruksolitinib ose deksametazoni për të cilin pashë që ishte shkruar në mediat tona.

Qëllimi i hulumtimit tonë është të përcaktojmë përse te disa pacientë sistemi imunitar nuk arrin të përballet me infeksionin në fazat e hershme të tij dhe nëse ai mund të parashikohet dhe eventualisht të ndërhyhet. Për atë qëllim, po shqyrtojmë dy segmente të sistemit imunitar. Testet fillestare tregojnë ndryshime të caktuara që eventualisht mund të parashikojnë progres në fazat e përparuara, por punë rezultate më të përcaktuar do të nevojiten të paktën edhe disa muaj punë intensive”, shpjegon Efremov.

Për studimet e llojit të gjakut, të cilat sugjerojnë që personat me grupin e gjakut A kanë rrezik më të lartë për të përparuar në faza të përparuara të sëmundjes, ndërsa ata me grupin e gjakut zero janë relativisht të mbrojtur, ai beson se një arsye e mundshme për këtë është prodhimi i ndryshëm i antitrupave natyralë dhe se ai punon në antitrupa të tillë.

“Ekzistojnë disa studime që sugjerojnë që këto antitrupa, përveç se lidhen në llojeve të ndryshme të viruseve, gjithashtu lidhen me eritrocitet e grupit të gjakut A dhe për këtë arsye trupi duhet t’i largojë këto antitrupa. Për shkak se këto antitrupa nuk lidhen me eritrocitet nga grupi zero i gjakut, nivelet e antitrupave të tillë në gjakun e këtyre individëve janë shumë më të larta. Antitrupa të tillë prodhojnë edhe limfocite malinje në leuçeminë limfocitike kronike, sëmundja me të cilën kam punuar më së shumti në 25 vitet e fundit..

Këtu lindi ideja për studimet tona KOVID-19. Lidhur me mundësinë e përdorimit të këtij informacioni për qëllime terapeutike, aktualisht jemi duke punuar në prodhimin e disa antitrupave të tillë dhe besoj që brenda disa javësh do të jemi në gjendje të ekzaminojmë nëse këto antitrupa mund të neutralizojnë virusin, përkatësisht të parandalojnë hyrjen e tij në qeliza.

Nëse kjo konfirmohet, do të hapet mundësia e përdorimit të antitrupave të tillë për terapi. Problemi me KOVID-19 është se ekziston rreziku i aktivimit të tepërt të sistemit imunitar, i cili gjithashtu mund të çojë në dëmtim të konsiderueshëm të trupit. Prandaj, gjatë hulumtimeve klinike me barna të tilla do të nevojitet shumë kujdes dhe njohuri të hollësishme të gjendjes së secilit pacient individual”, tha Efremov.

Hulumtimet e fundit, përfshirë një studim ende të pabotuar nga qendra e tij, sugjerojnë që koronavirusi infekton qelizat që i mbulojnë enët e gjakut në mushkëri, duke çuar në formimin e mikrotrombit dhe bllokimin e enëve të gjakut.

“Hulumtimet e fundit për ndryshimet në mushkëri të pacientëve që kanë vdekur nga KOVID-19, përfshirë një studim ende të pabotuar nga qendra ime, sugjerojnë që dëmtimi më dramatik i mushkërive është dëmtimi i enëve të gjakut. Arsyeja për këtë është se virusi i infekton edhe qelizat që i mbulojnë enët e gjakut, duke çuar në formimin e mikrrotrombit dhe bllokimin e enëve të gjakut. Meqenëse enët e gjakut tek pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe diabeti tashmë janë dëmtuar nga këto sëmundje, rreziku i shfaqjes së këtyre mikrrotrombive është shumë më i lartë.

Përveç imunitetit të dobësuar, dëmtimi i mëparshëm i enëve të gjakut është ndoshta shkaku kryesor i vdekshmërisë shumë më të lartë tek të moshuarit se sa tek pacientët e rinj. Gjithashtu, kjo është ndoshta arsyeja e vdekshmërisë më të lartë te burrat, duke pasur parasysh incidencën më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare te popullata mashkullore”, shpjegon Efremov.

I pyetur pse tek disa të rinj kanë një formë të rëndë të sëmundjes, ai tha se në javët e fundit janë publikuar disa studime që shqyrtojnë lidhjen midis varianteve të caktuara gjenetike dhe ashpërsisë së fotografisë klinike me disa faktorë të tjerë gjenetikë, shumica e të cilëve janë të përfshirë në rregullimin e limfociteve citotoksike T.

Prania e disa nga ato faktorë gjenetikë e veçanërisht kombinimi i disa faktorëve gjenetikë të tillë, mund të shpjegojë pse disa të rinj kanë formë të rëndë të sëmundjes, thotë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments