7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZhbogar në Ohër: Largimi i objekteve ilegale, më e rëndësishme se interesat...

Zhbogar në Ohër: Largimi i objekteve ilegale, më e rëndësishme se interesat personale

Derisa në anën e liqenit të Ohrit më shumë se dy javë, objektet pa leje si dhe pajisjet e tjera urbane largohen në mënyrë intensive, në Strugë nuk ka aktivitete të tilla. Ambasadori evropian Zhbogar i cili vizitoi lokacionet, tha se ligji duhet të zbatohet edhe në anën tjetër.

Siç vlerësojmë që sundimi i ligjit do të zbatohet në këtë anë të liqenit, gjithashtu presim që sundimi i ligjit të zbatohet në anën tjetër të liqenit, edhe për tërë liqenin. Jam këtu për ta ndihmuar qytetin e Ohrit për ta ruajtur statusin e UNESCO-s, por edhe për të mbrojtur statusin gjegjësisht liqenin. Unë shoh dhe kuptoj që ka disa individë në Ohër, por edhe në afërsi të Ohrit, të cilët nuk kujdesen shumë për statusin e UNESCO-s, por i vendosin interesat e tyre personale në radhë të parë – deklaroi Samuel Zhbogar- ambasadori i BE-së.

Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Gjeorgjieski, bëri thirrje për mirëkuptim nga qytetarët dhe palët e përfshira, për të ndaluar arbitraritetin që ka ndodhur vitet e fundit.

Duhet të kuptojmë se ky lloj urbanizimi nuk do të ekzistojë më. UNESCO troket në derë tërë vitin – tha Konstantin Gjeorgjievski, kryetar i Ohrit.

Një ditë më parë nga takimi në Strugë, kreu i LSDM-së, Zaev, i tha kryetarit të Strugës Ramiz Merko se plazhet në Strugë do të kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme.

I respektojmë autoritetet e ndryshme, por ligji thotë se nëse ka veprim, qeveria ka të drejtë t’i marrë kompetencat”. Do t’i marrim kompetencat, do të zbatojmë plotësisht procedurën dhe do t’ia japim Merkos faturën që ta paguaj sepse nuk ka si ndryshe – u shpreh Zoran Zaev- kryetar i LSDM-së.

Merko nuk ishte i kapshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve të Zhbogar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments