Është mirë të arrihet një konsensus i plotë për ligjin e regjistrimit dhe ta qasemi drejt përgatitjes së tij menjëherë pas zgjedhjeve, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili është edhe zëdhënës i BDI-së për qëndrimin e partisë për regjistrimin.
“Ne arritëm në Qeveri edhe të miratojmë ligj për regjistrimin, që do të thotë për herë të parë kemi pasur harmonizim etnik për mënyrën se si do të zbatohet regjistrimi. Sepse e dini se në vitin 2012 dështoi për shkak të mënyrës së leximit të ligjit nga të dy bashkësitë etnike. Edhe ky konsensus u arrit gjithashtu, por konsensusi i përgjithshëm politik në Parlament nuk u arrit për të miratuar ligjin. Unë mendoj se ajo që kemi miratuar në Qeveri është një zgjidhje e mirë që duhet të zbatohet, por do të ishte mirë që të gjithë të përfshihen në regjistrim. Kështu që duhet të fillojmë menjëherë pas zgjedhjeve me përgatitjet për organizimin e regjistrimit”, tha Osmani kur u pyet për pozicionin e BDI-së për zbatimin e regjistrimit në vend dhe cilat ishin pengesat që ai nuk u zbatua këtë pranverë