Kandidatët për deputët nga radhët e BDI-së në Njesin e parë Zgjedhore të udhehequr nga Izet Mexhiti, Arben Ziberi dhe Shermine Mahmuti, kanë qëndruar në takim me qytetartë e Gllumovës, Shishovës dhe Matkës.
Ata me këtë rast kanë prezentuar programin zgjedhor të BDI-së, për barazi politike dhe ekonomike, si dhe kanë folur për idenë e Kryeministrit të parë Shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Izet Mexhiti, tha se BDI cdoher ka ditur të artikulojë interesin politik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, këtë e dëshmonë edhe mbështetja e juaj që na e jepëni.
Koha është që të ndryshoj perpspektiva rinore, të hapen perspektiva dhe vende të reja të punës, u shpreh Arben Ziberi.