10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSela rehatohet në kazinon e Mijallkovit

Sela rehatohet në kazinon e Mijallkovit

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në një takim elektoral duke u ndalur tek fenomeni i lojërave të fatit tha se ato do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje.Por me këtë rast kreu i ASH-së opozitare e ka legalizuar kazinonë e Sasho Mijallkovit në Meriot sepse ata i posedojnë të githa ato që i thotë Sela sepse pikërisht Hotel Meriot është me pesë yje dhe ka edhe kazino.
Ziadin Sela theksoi se ky koalicion I cili nëse është pjesë e qeverisë, do të ndryshojë ligjin e lojrave të fatit sikur modeli i Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se ky fenomen devijant në shoqërinë tone, detyron me mijëra të rinj që të braktisin vendin dhe zgjidhjen ta kërkojnë në shtetet e Evropës siç është Gjermani dhe shtetet tjera. Situata aktuale me kazinot është një plan i cili plotëson mozaikun që një ditë na mbajnë me përralla për shoqërinë e përbashkët për të gjithë, por ama shtetin ta mbajnë vetëm për ta. Ne s’kemi kohë për të humbur” u shpreh Sela.
Ndryshe kundër kazinove dhe bastoreve sportive por ASH -AAA duket se nuk zgjedhin vendin e duhur për të mbajtur tubimet partiake ku fare madje nuk respektohet as distanca fizike informon telegrami.

Krerët më të lartë të ASH -së përfshirë liderin Zijadin Sela dhe njeriun e dytë të partisë Arben Taravari kanë zgjedhur një ambient “relaksues”para një bastoreje sportive për të shprehur politikën madhore për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.Në rrjetet sociale kjo foto është bërë virale madhe disa shkruajnë se ata nuk dihet nëse kanë shkuar në një tubim elektoral apo të mbushin një tiketë me ekipet e përzgjedhura.Disa të tjerë shprehen se fitorja e ASH së është më e sigurtë në bastore se sa më 15 Korrik.Disa të tjerë thonë se nuk e besojnë këtyre përrallave politike të këtij koalicioni që sipas tyre e bëjnë vetëm për fushatë sepse nuk janë aq të devotshëm sa tregohen para elektoratit.
Të përkujtojmë se këtyre ditëve Arben Taravari u pa në një fotografi deri në një kazino po bënte “fresk”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments