Cigllana vlen për bastion të VMRO_DPMNE-së në Gostivar. Bastion sepse që VMRO-DPMNE-ja nuk ka humbur në Cigllanë. Ashtu do të jetë edhe këtë herë më 15 korrik, porositi bartësjaei listës së VMRO-DPMNE-së në NJZ 6 Dafina Stojanovska sot në lagjen Cigllanë të Gostivarit.
“Banorët e Cigllanës thonë se jo vetëm që janë patriotë por edhe sepse këtë herë janë patriotë lokalë dhe do rrethojnë numrin 14 jo vetëm për shkak të bartësit të listës që është nga Gostivari por edhe sepse në listën tonë në vendet e para fituese ndodhen pikërisht gostivarasit dhe të gjithë së bashku angazhoheni se do ta kthejmë besimin në nder dhe dinjitet dhe do ta rindërtojmë Maqedoninë”, tha Stojanovska.
Ajo theksoi se në zgjedhjet do të zgjidhet midis prof. dr. Hristian Mickoskit dhe Zoran Zaevit.