10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJakupi: Ideja për Kryeministër Shqiptar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka...

Jakupi: Ideja për Kryeministër Shqiptar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka ardhur në momentin e duhur

Zona e shtatë dhe Lagja e Sahatit ka dhënë mbështetja masive për kandidatët për deputetë dhe veçanarisht për idenë e liderit Ali Ahmeti që një Kryeministër Shqiptar të qeverië me vendin në katër vjeçarin e ardshëm.

Nexhati Jakupi, shef i Shtabit Zgjedhor në Gostivar, vuri në dukje që ideja për Kryeministër Shqiptar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka ardhur në momentin e duhur.

“Moment më kyç dhe më të voltishëm për të kërkuar që për herë të parë Kryeministër të jetë një Shqiptar nuk ka patur. Unë me përvojën time politike i dijë të gjitha shtresat e qeverisjes dhe më besoni që Kryeministri i vendit është më se i nevojshëm për Shqiptarët, por të jeni të bindur që edhe për shtetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është më se e nevojshme që qeveria të drejtohet nga një Shqiptar. Situata dhe divergjencat politike janë në një moment kyq që lideri ynë Ali Ahmeti e ka kuptuar dhe insiston që tanë është koha që në krye të qeverisë të jetë një shqiptar. Kandidati ynë Naser Zyberi është me përvojë adekuata për të qeverisur me vendin në katër vjeçarin e ardshëm”, tha Shefi i Shtabit Zgjedhor, Nexhati Jakupi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments