BDI krahas fushatës që bën në zgjedhjet parlamentare që do mbahen më 15 korrik nuk ka harruar edhe pjesën më të rëndësishme -mërgimtarët shqiptarë që po kthehen këto ditë në vendlindje pas hapjes së kufinjve informon TetovaSot.
Me këtë rast është angazhuar Rinia e BDI që po mirëpret gurbetçarët në kalimet kufitare, duke ndarë për ta maska dhe dezinfektues.
Ky veprim është pritur mirë nga shqiptarët që po kthehen në vendlindje pas një kohe të gjatë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.TetovaSot