2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRënqethëse: “I mbushën foshnjes biberonin me gjakun e nënës”, Milaim Zeka tregon...

Rënqethëse: “I mbushën foshnjes biberonin me gjakun e nënës”, Milaim Zeka tregon çfarë bënë serbët në Kosovë

Analisti Milaim Zeka mbrëmjen e sotme në studion e “ABC News” komentoi zhvillimet e fundit dhe situatën politike në Kosovë.

Zeka u ndal edhe tek aktakuza e ngritur ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli. Analisti u shpreh se vitet e fundit ambasadat nuk kanë qenë funksionale.

Zeka gjatë intervistës rikujtoi krimet e luftës duke theksuar se Serbia ka kryer masakra në Kosovë dhe se deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar për këtë situatë.

“Vuçiç dha një deklaratë duke thënë aktorët politikë duhet të tregohen shumë të matur. Vuçiç e ka ndjerë veten si lepur përballë Thaçit i cili ka pasur përkrahjen e SHBA-së.

Ambasadat tona nuk kanë qenë funksionale. Kanë qenë të tej mbushura me daja, teze, halla, edhe me dashnore të cilat i kanë dërguar jashtë. Ky është realitet i hidhur. Kosova duhet të kishte një gjykatë të fortë ndaj korrupsionit.

Sa i përket akuzuarve për krime të luftës, imagjino çfarë i ka bërë Serbia Kosovës dhe Bosnjes! Në fshatin tim një familje e kanë vrarë me kosë, e kanë prerë në fyt. Në fund, biberonin e foshnjes, e kanë mbushur me gjakun e nënës dhe biberonin ia kanë vënë foshnjes në gojë duke e lënë pranë nënës.

Kanë bërë krime çnjerëzore dhe asgjë nuk ndodh në Serbi. Prandaj them që bota perëndimore është duke bërë presion politik me Gjykatën Speciale ndaj lidershipit të Kosovës”, u shpreh Zeka.

Zeka më tej theksoi se fitorja më e madhe për Kosovën ka qenë dita e 24 marsit e vitit 1999 kur NATO filloi bombardimet ndaj Serbisë dhe fitorja e dytë për analistin kanë qenë rrëzimi i qeverisë Kurti.

“Albin Kurti është njësoj si të jetë djali i Fidel Kastros, ka logjikë totale të Enver Hoxhës. Të njëjtën logjikë ka përdorur Kurti në Kosovë. Edhe Millosheviçi ka pasur mbështetje në Serbi. Sa mbështetje ka Albin Kurti apo Edi Rama nuk më intereson, më intereson zhvillimi i vendit.

Në vend që të shkonte me Presidentin Thaçi në Uashington, ai refuzoi. Nëse PD e Kosovës din të menaxhojë ngritjen e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit kam besim që partia që do të dalë në zgjedhje është Partia Demokratike. Ndërsa fjalimin e Ramës, por edhe deklaratën e Berishës e përshëndes”, tha ndër të tjera Zeka./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments