VMRO-DPMNE ka probleme më të mëdha se sa KRYEMINISTRI SHQIPTAR, e ajo është çështja e Marrëveshjes me Bullgarinë, marrëveshje kjo që për Bashkimin Demokratik për Integrim është e pakthyeshme pasi tashmë është imponuar nga Bashkimi Evropian si kusht për nisjen e bisedimeve euro-integruese. Kështu është shprehur zëvendës kryeministri Bujar Osmani në një emision në televizionin ALFA.
Sipas Osmanit marrëveshja me Bullgarinë është e pakthyeshme e dëshiron këtë Hristijan Mickoski apo jo. Për partinë e Ahmetit prioritet kryesor sipas Osmanit është integrimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe kjo është vija e kuqe të cilën duhet ta respektojë cila do parti që dëshiron të bëj koalicion me BDI-në.
Gazetarja e TV Alfa gjatë pyetjes për Osmanin se VMRO-DPMNE tashmë është e prerë se nuk do të pajtohet me konceptin e BDI-së PSE JO për një kryeministër shqiptar, gjithashtu shtroi si çështje se vallë do të thotë kjo se tani mbetet që LSDM të përmbush kërkesat e BDI-së?
“Fillimisht mendojë se VMRO-DPMNE ka probleme më të mëdha me ne si BDI se sa çështja e KRYEMINISTRIT TË PARË SHQIPTARË. E dini se gjatë këtyre 15 viteve BDI është shtylla kryesore e agjendës euro-atlantike të vendit dhe në kushte kur tash jemi në prag të fillimit të bisedimeve me BE-në, një parti politike del kundër marrëveshjes me Bullgarinë i cili tashmë do të na imponohet si një nga kushtet që ne të mund të lëvizim përpara në procesin e bisedimeve, ka dhe vija të tjera të kuqe para se të arrijmë tek pozita e kryeministrit,” u shpreh zv/kryeministri Osmani.