6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMirjana Najçevska: Janeva duhej të merrte dënim shumë më të madh se...

Mirjana Najçevska: Janeva duhej të merrte dënim shumë më të madh se sa Boki 13

Bojan Jovanovski i akuzuar në rastin “Reket”, shpallet fajtor dhe dënohet me 9 vite burg. Ndërsa ish shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva me 7 vite burg. Bojan Jovanovski, vendimin e gjykatës e cilësoi si vendim tendencioz dhe politik.

“E di sa do të ma zgjasni paraburgimin, sepse për këtë keni urdhër”, u shpreh Boki 13.

Ish shefja e prokurorisë Speciale, Katica Janeva nuk ishte prezentë në seancën e sotme të rastit “Reket”, për të dëgjuar aktgjykimin.

Lëndën gjyqësore kundër Jovanovskit dhe Janevës e udhëhoqi gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurorja Villma Ruskoska.

Aktgjykimi i sotëm për rastin “Reket” ka ngritur reagime edhe në opinion. Sipas profesoreshës universitare, Mirjana Najçevska aktgjykimi i sotëm do të ketë ndikim edhe në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Ajo për Zhurnal tha se Katica Janeva do të duhej të merrte dënim shumë më të madh sesa Boki 13.

“Me gjithë atë që paraqet rast i dëshmuar, dhe me gjithë dyshimet që i kam unë te sistemi gjyqësorë, vendimet irelevante që i sjellin gjykatësit, një gjë më bie në sy, ajo është se atë që kushtimisht thënë e vlersojmë si kriminel, e ai është Boki ka marrë dënim më të madh nga Katica Janeva e cila duhej të ishte mbrojtëse e të drejtës. Dmth ajo, person zyrtar e cila është e vendosur në rrolin e dikujt që nuk duhet të lejon që e drejta të shkilet dhe duhej ta dënonte shkeljen. Sipas mendimit tim një person i tillë duhet të merrte dënim shumë më të madh sesa vet krimineli”, ka deklaruar për Zhurnal, Mirjana Najçevska, profesoreshë universitare.

Ndryshe, ëprokurorja Villma Ruskoska u shpreh e zhgënjyer për dënimin e shqiptuar ndaj Boki 13, sepase siç u shpreh ajo, ka pritur dënim më të madh për Boki 13, derisa dënimi për Janevën sipas saj ka qenë i pritur.

“Sa i përket dënimit për Ktica Janeva kam pritur diku 7-10 vjet, ndërsa sa i përket Bojan Jovanovskit nuk jam aspak e kënaqur, kam pritur dënim më të madh se 10 vite. Ankesë do të ketë për të dyja vendimet”, deklaroi Villma Ruskoska, prokurore e rastit.

Ndërkohë e pyetur se ku përfunduan 1.5 milionë euro, Ruskoska me përgjigje.

“Unë mendoj, është bindje e imja se 1.5 milionë euro kanë përfunduar tek Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva”, tha Ruskoska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments