6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTalat Xhaferi / Për Kryeministrin shqiptar, Artan Grubi mund të flasë vetëm...

Talat Xhaferi / Për Kryeministrin shqiptar, Artan Grubi mund të flasë vetëm për punët brenda partisë pasi ai nuk është në listën për deputetë.(Video)

Talat Xhaferi i BDI-së kërkon që të krijohet platformë e përbashkët nga partitë shqiptare për zgjedhjen e kryeministrit shqiptar, ndërsa pas zgjedhjeve kandidatin e propozuar për kryeministër që sipas tij do të jetë mbi partiak, ta mbështesin të gjithë.

“Apeli im është që ne të krijojmë platformë të përbashkët që bashkarisht pas zgjedhjeve të dalim në mbështetje të atij që ka siguruar shumicën e duhur,” tha Talat Xhaferi BDI.- Advertisement –

Para disa ditëve në Click Plus Artan Grubi tha se BDI emrin do të publikojë atëherë kur të vendos partia dhe se u kanë dërguar letër universiteteve dhe akademikëve që të propozojnë emër për kandidat për kryeministër.

Artan Grubi, sekretar organizativ i BDI-së:

-“Emrin do ta themi atëherë kur të vendosim ne që ta themi.”

-”Sot e kemi përgatitur një letër të cilin ia dërgojmë universiteteve, akademikëve tanë të nderuar, shoqatave joqeveritare dhe duam ti kyçim në procesin me daljen me një emër të përbashkët, që të gjithë ato të propozojnë emra deri tek ne dhe bashkërisht ta zgjedhim kandidatin.”

Xhaferi tha se Grubi mund të flasë vetëm për punët brenda partisë pasi ai nuk është në listën për deputetë.

 “Artan Grubi nuk është në listën zgjedhore dhe nuk mund të flasë për atë se çfarë do të ndodhe në institucionin përkatës ku do të jem i përfaqësuar edhe si anëtar i subjektit politik,  por të trupit votues shqiptar atje,” tha Talat Xhaferi BDI.

Nga Levizja Besa dje thanë që kjo ide është vetëm një retorikë e marketingut që i shërben një partie politike.

Ndërsa nga ASH thonë se qytetarët janë të lodhur nga gënjeshtrat dhe demagogjia e BDI-së.

Para disa dite në rrjetet sociale u përmend edhe biznesmeni Lazim Destani si kanditat, por kjo u hodh posht nga vetë biznismeni tetovar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments