Më shumë pikë për regjistrim në njërën prej gjashtë shkollave të mesme shtetërore në Tetovë nevojiten në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn”. Për regjistrim në njërin prej profileve – drejtim i përgjithshëm, farmaci, teknik stomatolog, laborant ose fizioterapeut nevojiten 70 pikë.
“Më pak pikë për regjistrim në këtë shkollë janë të nevojshme për drejtimet parukeri me 35 pikë. Në dy gjimnazet dhe shkollën ekonomike nevojiten nga 60 pikë për regjistrim. Për regjistrime në shkollat e mesme profesionale në varësi nga profesionet nevojiten nga 35 deri në 45 pikë, vetëm në profilin elektroteknik për teknikë kompjuteristiked eh automatikë në ‘Mosha Pijade’ nevojiten 60 pikë”, theksoi Ahmed Qazimi, udhëheqës në Sektorin për veprime publike pranë komunës së Tetovës.
Përfaqësuesi i administratës komunale konfirmoi se janë ndërmarrë të gjitha protokollet për mbrojtjen e shëndetit të të punësuarve në shkolla dhe nxënësit.
Vitin e kaluar në tre afatet e regjistrimit në shkollat e mesme të Tetovës janë regjistruar 1.315 nxënës, prej të cilëve 993 në gjuhën shqipe, 297 në gjuhën maqedonase dhe 25 në gjuhën turke. Sot dhe nesër është paraqitja e parë në afatin e qershorit, ndërsa afatet tjera janë më 24, 25 dhe 29 qershor.