E përshëndes marrëveshjen midis dy partive kryesore politike në Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik, shkroi në Tuiter eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinje, Oliver Varheji.
“Sinjal i rëndësishëm për vendin, qytetarët e tij dhe rrugën drejt BE-së, kjo marrëveshje e trason rrugën drejt zgjedhjeve të lira, korrekte dhe inkluzive nga OSBE/ODIHR”, shkroi Varheji në profilin e tij në Tuiter.
Paraprakisht sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i VMRO-DPMNE-së u dakorduan zgjedhjet të jenë më 15 korrik të këtij viti.